Grubi: Me Bullgarinë po projektojmë rrugën e tejkalimit të dallimeve në kontestin shumëvjeçar

January 25, 2022
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shpërndarë për opinionin e gjerë detaje për vizitën në Bullgari.

Statusi i plotë: 

Vetëm një javë pas vizitës së kryeministrit bullgar në Shkup, gatishmëria e shprehur për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë në një dimension më konstruktiv dhe dinamik, po konkretizohet sot me mbledhjen e përbashkët mes qeverive tona në kryeqytetin bullgar.

Dita e sotme është tregues i përkushtimit për të projektuar bashkë rrugën e zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor të vendeve tona, për të përmirësuar komunikimin mes qytetarëve tanë dhe për të tejkaluar dallimet në kontestin shumëvjeçar mes vendeve tona.

Me Korridorin 8, ndërlidhjen rrugore dhe hekurudhore përgjatë saj, strategjitë e harmonizuara të punës në sferën e arsimit dhe ekonomisë për të cilat diskutuam sot, shohim më qartë drejt horizontit të sfidave të përbashkëta dhe ardhmërisë europiane të vendit tonë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore reagon ndaj masave antiCOVID-19 të Qeverisë së Kosovës

Story i radhës

Rashkovski ulet në bankën e të akuzuarve për softuerin e MPB-së

Të fundit nga

ShkoLartë