Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore reagon ndaj masave antiCOVID-19 të Qeverisë së Kosovës

January 25, 2022
1 minut lexim

Edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga Qeverisa e Kosovës që hyrja në Kosovë t’iu lejohet personave që kanë certifikatën e vaksinës me tre doza apo dy doza me testin PCR negativë jo më herët se 48 orë.

“Në koordinim me Forumin Ekonomik Mbarë Shqiptar, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka ndjekur me shqetësim vendimin e marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës “Për masa të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, i cili ka hyrë në fuqi më 22 Janar 2022. Në këtë vendim, ndër të tjera, përfshihen masat e reja mbi hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Kosova, duke vendosur kusht certifikatën e vaksinimit me tre doza kundër COVID-19 ose certifikatën e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19 bashkë me testin RT-PCR negative jo më herët se 48 orë para nisjes”, thuhet në reagimin e odës.

Këto masa thuhet se vështirësojnë dukshëm lirinë e lëvizjes meqë edhe një pjesë e qytetarëve nuk mund ta marrin dozën e tretë duke qenë se nuk ka kaluar koha e mjaftueshme nga doza e dytë.

“Masat e vendosura për hyrjet dhe daljet e qytetarëve në Kosovë vështirësojnë dukshëm lirinë e lëvizjes, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve nuk mund ta marrin dozën e tretë duke qenë se nuk ka kaluar kohë mjaftueshëm nga doza e dytë (6 muaj). Nisur nga fakti që ekonomitë tona janë në goditje të njëpasnjëshme nga krizat që kapluan, vlerësojmë se kjo masë është barrierë shtesë për bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, duke mos lejuar qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, gjë që nuk përkon edhe me logjikën ekonomike në këtë periudhë. Duke shprehur mirëkuptimin tonë mbi gjendjen epidemiologjike i bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës të rishqyrtojnë këtë vendim duke mos penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në rajonin tonë si dhe duke mos dëmtuar akoma dhe më shumë sektorin e gastronomisë”, thuhet në reagim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Timothy Less i befasuar me ngjarjet në Ballkan: Urdhri i Amerikës veç sa ka filluar, çka do të ndodhë me bashkimin Kosovë-Shqipëri

Story i radhës

Grubi: Me Bullgarinë po projektojmë rrugën e tejkalimit të dallimeve në kontestin shumëvjeçar

Të fundit nga

ShkoLartë