Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në rrjetin social facebook ka publikuar statistikat që japin pasqyrën e saktë të ndikimit pozitiv të politikave dhe masave të zbatuara ekonomike nga ana e Qeverisë
Mbi ndikimin pozitiv të politikave dhe masave të zbatuara ekonomike nga ana e Qeverisë, flasin edhe këto fakte statistikore që japin pasqyrë të qartë të:
rritjes së pagës mesatare mujore të paguar për një punëtor nga Dhjetori i vitit 2012 deri më Dhjetor të vitit 2021 për 8474 denarë ose 39.47 % . Për vetëm një vit, paga mesatare është rritur për 5.80 %.
rritjes së pagës minimale, e cila në intervalin prej 10 viteve është zmadhuar për 123 %.
Qeveria mbetet edhe më tej e angazhuar për të vazhduar trendin e rritjes së pagave dhe pensioneve për standard më të lartë jetësor të qytetarëve.