Grubi katër vite ZVKM1, asnjëherë nuk e vizitoi Uashingtonin, Mexhiti vetëm brenda dy muajve vizitë në SHBA!

September 11, 2024
min lexim

Dal-ngadal po krijohet mozaik politik fillestar në bazë të cilit mund të krahasojmë qeverisjen e VLEN-it me ish qeverisjen e BDI-së. Një krahasim i plotë gjithsesi nuk mund të bëhet sepse BDI ishte në pushtet 22 vite, kurse VLEN vetëm 2 muaj, por elementet fillesttare janë të qarta. Një ndër ato elemente është edhe vizita zyrtare e zëvends kryeministrit të parë Izet Mexhiti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Uashingtoni është ndër stacionet e para që viziton Mexhiti nga marja e postit në ekzekutiv, deri sa paraardhësi i tij, Artan Grubi nga BDI bëri një mandat të plotë katërvjeçar pa realizuar asnjë vizitë në Uashington, shkruan Zhurnal.

Duke pasur parasysh peshën që e ka për Maqedoninë e Veriut dhe për shqiptarët e këtushëm kultivimi i raporteve me SHBA-të, gjithsesi se vizita e shpejtë e Mexhitit në Uashington, në krahasim me mungesën e një vizite të Grubit gjatë katër viteve sa mbante postin zëvendës kryeministër i parë, është një tregues mjaft pozitiv për orientimin e faktorit politik shqiptar në qeverinë aktuale në krahasim me qeverinë e kaluar. Shto kësaj faktin që përfaqësuesit e VLEN-it vizituan Uashingtonin edhe ppara zgjedhjeve parlamentare, kur ishin në opozitë, bindja forcohet edhe më tepër.

Nuk bëhet fjalë vetëm për anën protokollare të një vizite, ppor për esencën e sa, sepse Mexhiti në uashington ka udhëtuar edhe si udhëheqës i delegacionit të Maqedonisë së Veriut që po qëndron atje. është një reflektim i mirë i interesave shtetërore të vendit, por edhe të shqiptarëve të Maqedonisë së veriut, që poashtu sikurse shqiptarët tjerë në Ballkan, shquhen si populli më proamerikan në Evropë. është mirë që raportet e faktorit që na përfaqëson tani po marin një kahje të duhur, sepse RMV-në dhe shqipttarët e këtushëm nuk guxon t’i përfaqëson politikan ose subjekt politik që gjatë tërë mandatit në post të lartë nuk realizon asnjë vizitë në Uashington.

A ia refuzuan SHBA-të kërkesën për vizë Grubit?

Mos të flasim pastaj për informacionet dhe akudimet e qarta që qarkullonin SHBA-të kanë refuzuar t’i japin vizë ish zëvendës kryeministrit të parë Artan Grubi për të udhëtuar në Uashington. Një aludim të atillë fillimisht e pat bërë kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, asokohe si sekretar i përgjithshëm i këtij subjekti.

“Kur jemi te pyetjet publike, opinioni hala nuk mori përgjigje se cilit nga ministrat e BDI-së i është refuzuar viza amerikane dhe pse ka ndodhur kjo.
A mos, ndoshta, dëshiron të përgjigjet Artan Grubi?”, pat pyetur përmes Facebookut.

Lidhur me këtë informacion, mediuet patën kërkuar reagim ambasada amerikane në Shkup, prej ku dolën me përgjigje se për shkak të privatësisë së aplikacionit për viza, sektori konsullor pranë ambasadës nuk komenton asnjë informacion që ka të bëjë me aplikimin e qytetarëve për vizat, qofshin ata edhe funksionarë.

SHBA-të, gjithmonë partner dhe aleat i fuqishëm!

Ndryshe Mexhitiveçmë ka takuar zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof. Në takim ai ka theksuar rëndësinë e veçantë të raporteve të Maqedonisë së Veriut me SHBA-të, shkruan Zhurnal. “SHBA-të kanë qenë gjithmonë një partner dhe aleat i fuqishëm, dhe e falënderova z. Kasanof për bashkëpunimin e ngushtë që kemi si vende anëtare të NATO-s, duke vlerësuar rolin e SHBA-ve si model për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin”, ka njoftuar Mexhiti pas këtij takimi.

Gjatë takimit ku ishte prezente edhe ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska, Mexhiti ka njoftuar Kasanoff për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, “duke ndarë me të përkushtimin e qeverisë sonë për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, rritjen e investimeve në infrastrukturë, energji dhe arsim, si dhe për angazhimin tonë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit – një problem që e kemi trashëguar, por që jemi të vendosur ta adresojmë me vendosmëri”.

“Gjithashtu, theksova se integrimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë e shumicës së qytetarëve tanë dhe se ne po punojmë intensivisht për ta përshpejtuar këtë proces”, njoftoi Mexhiti.

Edhe ndihës sekretari Kasanof ka shprehur mbështetjen e fortë të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe ka ritheksuar angazhimin e SHBA-ve për të na ndihmuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE, veçanërisht në këtë periudhë të sfiduar nga agresioni i paprovokuar rus në Ukrainë.

Mexhiti është prononcuar përmes një interviste edhe për Zërin e Amerikës, ku ka theksuar se se ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

“Bëhet fjalë për një koalicion të ri, i cili përbëhet nga katër subjekte politike të vetëm një viti më parë, që në thelb është gjë revolucionare në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Na duhet pak kohë për t’u harmonizuar, për të njohur njëri-tjetrin dhe për të funksionuar nën ombrellën e VLEN-it. Por, ndryshimi nga më parë është se ofrohet kuadër i ri, pa hipoteka, pa bagazh politik. Dhe mendoj se Maqedonia ka një fillim të ri. Ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Fokusi ynë është te decentralizimi. Mendoj se e gjithë kjo do të japë dinamikë të re dhe do ta rikthejë shpresën tek të rinjtë që të mos e shohin si alternativë të vetme largimin nga vendi”, ka thënë Mexhiti në intervistën për Zërin e Amerikës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale thërret konferencë për media, Miftaraj: Me gjasë sot ngritet aktakuza për rastin e Banjskës

Story i radhës

Presidenti Begaj kujton viktimat e sulmit të 11 Shtatorit

Të fundit nga

Fonseca drejt shkarkimit

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim. Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello. Një situatë aspak e
ShkoLartë