Në 100 ditët e para të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqishëm jemi fokusuar në projektet infrastrukturore. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, gjatë ekspozesë me rastin e 100 ditëve të para të Qeverisë.
“Korridori 8 do të bëhet dhe do të realizohet, përfunduam me shpalljen e tenderit për përzgjedhjen e konsulentit dhe këshilltarit financiar për realizimin e Korridorit 8 me kompaninë e mirënjohur Amerikano-Turke, Bechtel Enka. Besoj dhe kam bindjen e plotë se gurthemelin e autostradës do ta vendojmë në mes të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik dhe kjo është arritja më e madhe pasi që po e realizojmë projektin infrastrukturor më të madh në historinë e RMV-së”, ka thënë Grubi.
Grubi gjithashtu ka thënë se bashkë me ministrin e Financave, drejtorinë e Rrugëve Shtetërore dhe ministrinë e Transportit po punohet fuqishëm në përfundimin e autostradës Shkup-Bllacë për të cilin projekt deri në vjeshtë do të shpallet dhe faza e dytë e tenderimit për ndërtimin e 10 kilometrave të tjera.
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=776905083296039&t=206