Grubi: Gjatë këtij mandati do ndërtojmë “Korridorin 8” dhe autostradën drejt Bllacës

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi gjatë paraqitjes në edicionin special në Klan Kosova ka folur mbi miratimin e Ligjit për huanë nga BERZH, mjete këto që do të përdoren për ndërtimin e autostradës drejt Kosovës. Më tej gjatë intervistës, Grubi ka dhënë më shumë detaje. I pyetur se a do të realizohet ky projekt, ai ka theksuar që po.

Do të realizohet dhe atë jo më vonë se këto dy muaj para nesh do bëjmë shpalljen e tenderit për të gjitha kompanitë e interesuara për autostradën me të cilën do të lidhen dy vendet tona. Sot Kuvendi e miratoi Ligjin për huanë nga BERZH prej 198 milion. Pas miratimit nga bordi drejtues i bankës, janë tejkaluar pengesat adminisrrative për shpalljen e tenderit që e ka projektuar kompania Hill që ka punuar autostradën e Kosovës. 10 km e gjysëm nga kufiri deri në qarkore dhe në kuadër të këtij projekti janë 11 tunele dhe 4 ura dhe do e realizojmë. Procedurat janë si në vijim 45 ditë për tenderin, 45 evaluimi dhe pastaj në qoftë se ka ankesa 1 muaj e për 4 muaj përfundojnë procedurat e përzgjedhjes së kompanisë që do të bëj këtë projekt. Në mandatin e kësaj qeverie do të rumbullaksojmë këto dy projekte Korridorin 8 dhe autostradën drejt Kosovës, ka theksuar Grubi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Manchester United po lufton në tri fronte – këto janë shënjestrat

Story i radhës

Arrestohet kritiku i Kremlinit

Të fundit nga