Zëvendëskryeministri i parë Grubi është shprehur për festën e mbrëmshme në Shkup duke thënë se u shijua në maksimum nga të pranishmit dhe pret që e njejta të ndodh edhe në Tetovë.
Shkupi shijoi në maksimum atmosferën fantastike që mbrëmë në Sheshin Skenderbeu e krijuan Dafina, Ledri, Three Dots dhe Bardhi me rastin e përvjetorit të 20-të të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Festoi rinia që sot është e barabartë dhe nuk ia ndal kush gëzimin dhe krenarinë të fituar me shumë mund e sakrificë.
Le ta vazhdojmë sot festën bashkë në ora 20:30 në Sheshin Iliria në Tetovë!