Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi pas seancës së Qeverisë të mbajtur sot, ka paralajmëruar se do të mbulohen shpenzimet e rrugës për 50% për të punësuarit në administratën shtetërore që jetojnë më larg se 2.5 km nga vendi i punës. Ai thotë se me këtë zgjedhje ligjore do të lehtësohet barra e nëpunësve administrativë.
“Me ndryshimet dhe plotësimet e reja të Ligjit për nëpunës administrativ, të cilat i miratuam në seancën e sotme të Qeverisë, parashihet mbulimi i harxhimeve të rrugës nga vendi i jetesës në punë dhe anasjelltas për administratën shtetërore në vlerë prej 50% të biletës mujore të transportit, nëse vendi i punës është larg 2.5 km nga vendi i jetesës. Me këtë zgjidhje ligjore synojmë të ndihmojmë nëpunësit administrativ duke lehtësuar barrën e shpenzimeve të transportit dhe duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor.”- shkruan Grubi.
Burimi: TV21