GRUBI BYRNES

Grubi- Byrnes: Partneriteti me SHBA jetik për vendin tonë

March 16, 2022
min lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, znj. Kate Marie Byrnes.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadorja Byrnes me këtë rast kanë diskutuar rreth situatës në Ukrainë, duke vlerësuar se agresioni ushtarak Rus kundër një shteti të pavarur është një kërcënim serioz për sigurinë dhe paqen në të gjithë Europën por edhe më gjerë, situatë kjo që si të tillë e kanë vlerësuar edhe pjesa shumicë e komunitetit ndërkombëtarë.

Gjatë këtij takimi Grubi dhe Byrnes kanë theksuar se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëherësh edhe anëtarësimi i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, por edhe hapja sa më parë e bisedimeve me Bashkimin Europian është e një rëndësie të madhe, në veçanti në këtë kohë krize që ka kapluar mbarë botën.

Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe lidhur me kontestin e hapur të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Bulgarisë. Grubi me këtë rast ka theksuar nevojën e rolit edhe më të madh amerikan dhe europian mes Shkupit dhe Sofjes si dhe domosdoshmërinë e mbajtjes së kursit reformues nga qeveria e vendit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka informuar ambasadoren Byrnes edhe për Korridorin 8, projektin më të madh infrastrukturor në vend, rëndësinë e ndërtimit të tij për zhvillimin ekonomik të vendit që pritet të fillojë nga mesi i këtij viti nga kompania e mirënjohur amerikane Bechtel Enka.

Ai poashtu elaboroi angazhimin e Qeverisë për minimizimin e pasojave të krizës globale ekonomike dhe energjetike duke potencuar pakon me rreth 26 masa ekonomike dhe të gjitha mekanizmat e intervenimit të domosdoshëm për të ruajtur standardin jetësor të qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive.

Njëkohësisht, Grubi shprehu rëndësinë që vendi ynë i kushton respektimit të rekomandimeve të miratuara në Konferencën për siguri kibernetike në Pragë ose të njohura ndryshe si Propozimet e Pragës për procesin e instalimit të rrjetit 5G.

Në fund të këtij takimi ambasadorja Byrnes theksoi se kriza aktuale e sigurisë në Europë po tregon më së miri nevojën për një fokus sistematik dhe më të madh të komunitetit euroatlantik në rajon dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë këtu integrimin europian të vendit.

MARKETING

RENT A CAR

instagram sjell mjete te kontrollit prinderor 623208fc00473
Story i mëparshëm

Instagram sjell mjete të kontrollit prindëror

rusia gjithsesi do ta humbase luften ne ukraine 62320ded1ae40
Story i radhës

Rusia gjithsesi do ta humbasë luftën në Ukrainë

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.

Sa shpesh duhet ta ndërroni rripin e motorit?

Rripi është një nga elementët më kritikë të motorit sepse mirëmbajtja e tij e dobët mund të shkaktojë dëme të mëdha në automjete dhe për rrjedhojë një kosto tronditëse për pronarin. Sa
ShkoLartë