Rusia gjithsesi do ta humbasë luftën në Ukrainë

Rusia e humbi luftën në Ukrainë në momentin kur e filloi. Çmendaraku nazist-terrorist Putin është befasuar nga gatishmëria e Ukrainës për të luftuar, si dhe nga rezistenca me të cilën është përballur Rusia, e cila do ta humbasë luftën e Ukrainës: qoftë ushtarakisht, politikisht ose të dyja.

***

Unë jam një nga ata që mendojnë se Rusia agresive-pushtuese do ta humbasë luftën në Ukrainë në një të ardhme shumë të afërt. 

Megjithatë, tani për tani le të mos harrojmë se pjesa tjetër e Evropës (përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare) është gjithashtu ndër objektivat e Rusisë. 

Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Forcat pushtuese të Putin-it nuk do të jenë në gjendje të marrin Kievin. Mendoj se Ukraina do ta fitojë luftën:

Nuk besoj se rusët kanë mjaft ushtarë (të aftë) për ta rrethuar qytetin e madh (luftarak) dhe të paktën jo për ta marrë atë.

“Kulmi është arritur kur një forcë ushtarake nuk mund të kryejë më operacione.” 

Kjo do të thotë se lufta arrin në një pikë ku përparimi i forcave ruse ndalet. Për më tepër, pas “pikës kulmore të luftës”, ndoshta do të jetë shumë e shtrenjtë për rusët të vazhdojnë me terrorin. Besoj se nuk ia vlen barra qiranë. Me sa duket ukrainasit do të mbeten me përparësinë. Perëndimi duhet të shtojë dërgesat e armëve për Ukrainën. Mendoj se gjatë dy javëve të ardhshme Rusia do të arrijë kulmin e ligësive, që do të thotë se ata nuk do të mund të vazhdojnë më sulmin.
Rusia tani është në një Luftë rraskapitjeje (rrënimi).

Sipas disa ekspertëve, Rusia nuk ka atë që duhet për të fituar një luftë të tillë:

Agresorëve u duhen tre gjëra për të fituar një luftë rrënimi, dhe nuk i kanë të tria gjërat. Ata nuk kanë kohë, nuk e kanë “fuqinë punëtore” dhe nuk besoj se i kanë municionet.

Kjo kushtëzon që vendet perëndimore të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në mënyra të ndryshme: Domethënë, që ne Perëndimi, jo vetëm të ruajmë (të mbajmë), por edhe të rrisim furnizimin me ato mjete që ukrainasve u nevojiten për të shkatërruar pajisjet ushtarake ruse. Sa më e fortë Ukraina, aq më e dobët Rusia. Dhe, aq më e sigurt Kosova, Shqipëria…

Lufta që ka tronditur botën. Kjo është një analizë e thjeshtë, por asgjë nuk është aq e sigurt. Është e vërtetë se deri tani, ukrainasit kanë pasur sukses në strategjinë e tyre: 

Ukrainasit kanë qenë të zgjuar në aspektin strategjik dhe e kanë kthyer armikun në një terren ku dobësitë ruse bëhen më të dukshme.

Për forcat agresore ruse, të cilat e kanë lodhur veten duke luftuar drejt Kievit për javë të tëra, me gjithë terrorin e gjithanshëm kundër civilëve ukrainas, mund të jetë e vështirë për të pushtuar dhe marrë nën kontroll kryeqytetin. Mund të jetë një luftë e gjatë rraskapitjeje. Një moçal evropian…një Somali dhe Afganistan…

Autori: Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike – SHBA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi- Byrnes: Partneriteti me SHBA jetik për vendin tonë

Story i radhës

Ukraina konfirmon vrasjen e dhjetë personave në Çernihiv

Të fundit nga