Grubi: BDI përshëndet gatishmërinë e LSDM-së dhe VMRO-së për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një prononcim për TV21 tha se BDI përshëndet gatishmërinë e dy partive më të mëdha maqedonase në vend për të hequr 20% që i destinohet gjuhës shqipe në Kushtetutë. Ai tha se nëse hiqet 20%, konstatohet situata ekzistuese faktike në vend.

“BDI përshëndet gatishmërinë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për zëvendësim formal të formulimit 20% nga Kushtetuta e vendit me gjuhën shqipe, me c’rast do të konstatohet situata ekzistuese faktike”, deklaroi Grubi për TV21.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aeroporti i Kosta Rikës rihapet pasi aeroplani rrëshqiti nga pista dhe u nda në dysh

Story i radhës

(VIDEO) Muhamed Zekiri paraqitet në gjykatë

Të fundit nga