Në seancën e sotme qeveritare janë ndarë 75 milionë denarë për investime në Komunën e Çairit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ka sqaruar për opinionin dhe projektet konkrete ku do të investohen këto mjete.
Njoftimi i plotë:
“Projektet kapitale vazhdojnë të realizohen edhe në komunën e Çairit.
Më në fund, në seancën e sotme qeveritare kemi ndarë 75 milionë denarë edhe për komunën e Çairit edhe atë:
– 25 milionë denarë për rikonstruimin e sallës së djegur “Partizan”, dhe
– 50 milionë denarë për pishinën e re poashtu në Çair.
Të dy këto projekte kapitale do të jenë në shërbim të qytetarëve, si nevojë thelbësore për të gjithë banorët e komunës së Çairit dhe jo vetëm”, shkruan Grubi.