Grubi: 114 vjetori i Kongresit të Manastirit, në Likovë e Mateç me projekte të realizuara

min lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi së bashku me një ekip të ngushtë funksionarësh nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vizituar sot Likovën, Hotlën dhe Mateçin.

Në Likovë është përuruar rruga e riparuar Ropalcë-Mateç, ndërsa në Hotël dhe Mateç janë kryer nderime për dëshmorët me ç’rast janë mbjellur dhe disa fidane të reja.

Postimi i plotë në facebook:

“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifi, drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi, ministrin e arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri, deputetët dhe banorët e zonës, dita e sotme festive e 114 vjetorit të Kongresit të Manastirit na gjeti në Likovë duke përuruar projekte të realizuara, si rrugën e riparuar tërësisht Ropalcë – Mateç dhe shtratin e rregulluar të lumit në fshatin Hotël. Me homazhet në varrezat e dëshmorëve në Hotël dhe me mbjelljen e fidanëve në Sheshin e Dëshmorëve në Mateç përkujtuam edhe të gjithë ata veprimtarë të kësaj zone në shërbim të përjetësisë së idealit kombëtar të gjuhës dhe arsimit kombëtar në vendin tonë.”, shkruan Grubi.

Story i mëparshëm

Shqipëri, arrestohet 34-vjeçari që u konfliktua me babain e tij

Story i radhës

Zv/ministri Bushi: Kongresi i Manastirit, ngjarje që na bashkon

Të fundit nga