Lulet dhe fjongot janë dekori i preferuar i Emine Mustafës nga Shtimja. Si fëmijë ajo filloi të merrej me dekor, kështu duke filluar në festat e ahengjet familjare.
Tani, ajo ka 18 vite që biznesin e familjes e ka trashëguar, dhe kur vjen sezoni i dasmave ajo e pret me dëshirën më të madhe.
Prandaj, edhe rregullimi i veturës për marrjen e nuses, mbetet e preferuara e saj.
Shumicën e klientëve i ka mërgimtarë, për të cilët padyshim është shumë falënderuese.