gruaja nga gostivari u rrah brutalisht prokuroria aktivizon proceduren urgjente per dhune familjare 6b0a971f2f760

Gruaja nga Gostivari u rrah brutalisht, Prokuroria aktivizon procedurën urgjente për dhunë familjare

November 28, 2026
1 minut lexim
mk 1

Prokuroria Publike ka aktivizuar procedurën për koordinim urgjent në rastin e gruas nga Gostivari, e cila pas një rrahjeje brutale u dërgua në Qendrën Klinike në Shkup në gjendje kërcënuese për jetën.

Prokuroria njofton se po ndërmerren veprime për mbledhjen e provave, ndërsa në procedurë janë përfshirë edhe policia dhe Qendra për Punë Sociale. Kualifikimi juridik i veprës do të përcaktohet në bazë të provave të siguruara.

Gruaja, sipas raportimeve, është gjetur pa vetëdije nga ekipet e Ndihmës së Shpejtë, me lëndime në kokë dhe kraharor, si dhe deformime në fytyrë.

Bashkëshorti i saj është arrestuar dhe dërguar në stacion policor.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me fustan te bardhe me menge te fryra meghan markle shtron tavolinen e falenderimit ne britani 6b0a8d0e53a56
Lajmi i mëparshëm

Me fustan të bardhë me mëngë të fryra, Meghan Markle shtron tavolinën e Falënderimit në Britani

afrim gashi 28 nentori krenari kombetare dhe zotim per barazi e pergjegjesi 6b0a9791354c5
Lajmi i radhës

Afrim Gashi: 28 Nëntori, krenari kombëtare dhe zotim për barazi e përgjegjësi

Të fundit nga

ShkoLartë