Gripi i shpendëve, Instituti i Veterinarisë: Nuk ka rrezik për konsumatorët

March 21, 2022
1 minut lexim

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka dalë sot në një deklaratë për shtyp, për të folur mbi ngordhjen e mijërave pulave në Durrës.

Sipas ISUV nuk ka vend pëtr panik, pasi sëmundja nuk shkakton probleme në shëndetin e konsumatorëve. Gjithashtu Instituti i Veterinarisë bën me dije se ka ndaluar shitjen e pulave të gjalla në treg, si dhe ka theksuar që këto dy produkte të gatuhen në temperaturën mbi 75 gradë Celcius.

“Në këto data rezultat e ISUV në bazë të mostrave kanë rezultuar pozitive për laringo trakeit, në datën 19 mars janë marrë mostra të reja nga një subjekt, kanë qenë 18 mostra dhe në është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve, u morën masat siç i parashikon kontrollet, deklaratë pranë ministrisë së bujqësisë dhe një urdhër për masat e parandalimit, këto masa shoqërohen me protokollet, nga ISV, AK i mbrojtjtes së bimëve dhe të Autoritetit të Ushqimit, kemi karantinuar zonën që ka rezultuar pozitive, në rreze prej 3 km është vatra e rrezikut dhe 10 km është monitorimi.

Kemi marrë masa të mëtejshme, ministria e bujqësisë dhe ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisë vendore për t’i informuar për planin e mëtejshëm të masave. Prodhimi vezë është i izoluar, AKU i ka marrë masat, por duam të sigurojmë publikun që kjo sëmundje nuk shkaktojnë problematike në shëndetin e njerëzve”, thuhet në deklaratë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse gërhitni në gjumë, ka diçka që duhet ta dini patjetër

Story i radhës

Osmani: Le t’i mbrojmë pyjet, në mënyrë që të mbrojmë vet jetën

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë