Gripi i shpendëve, Holanda do të asgjësojë 29 mijë pula për ta parandaluar

November 21, 2022
1 minut lexim

Autoritetet në Holandë do të asgjësojnë edhe 29.000 pula ferme në veri të shtetit, pas identifikimit të një varianti të rrallë të gripit të shpendëve, ka thënë të hënën qeveria.

Ferma gjendet në qytezën Koudum. Me vendim të qeverisë, ndalesa në transport prej kësaj zone, dhe zonave përreth, do të zgjasë për shtatë ditë.

Ky është rasti i tretë i raportimit të një virusi të tillë ditëve të fundit dhe i gjashti brenda një muaji.

Rreth gjashtë milionë shpendë janë asgjësuar në Holandë prej identifikimit të variantit të ri të gripit të shpendëve në tetor të vitit të kaluar, ka thënë Autoriteti holandez për Siguri Ushqimore.

Franca, po ashtu, është përballur me numër në rritje të rasteve, pas shpërthimit të rëndë të këtij lloji të gripit, më herët gjatë këtij viti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti i pakënaqur nga BE: Hoqi dorë nga marrëveshja e madhe

Story i radhës

“Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një lule nga parajsa”, dedikimi romantik i Tolgahan për Almedën

Të fundit nga

ShkoLartë