Greva në arsim, në orën 15:00 vazhdojnë bisedimet mes SAShK dhe MASh

1 minut lexim

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov ka njoftuar se ekzekutivi ka dorëzuar ftesë për vazhdim të bisedimeve në lidhje me pagat në arsim, përcjell TV21. Nedellkov tha se bisedimet do të vazhdojnë sot në ora 15:00 në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“SASHk ka marrë ftesë për vazhdim të bisedimeve në ora 15 në ambientet e MASh”, ka shkruar Nedellkov.

Ndryshe, të punësuarit në arsim tash e dy ditë janë në grevë kolektive. Ata bojkotojnë mbajtjen e procesit mësimorë për shkak se kërkojnë rritje të pagave për 18,4 për qind.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rekomandohet heqja e certifikatave të vaksinave në kufi

Story i radhës

Ramiz Sadiku – Drita, publikohen formacionet zyrtare

Të fundit nga