Atletja e Kombëtares së Kosovës, Gresa Bakraçi, është në telashe të mëdha në Oran të Algjerisë.
A do të garojë apo jo Gresa në Lojërat Mesdhetare, ende është në dyshim, pasi që ajo po ballafaqohet me një problem shëndetësor.
Selektori i kombëtares së Kosovës në atletikë, Bajram Duja, tregon për gjendjen e saj që po përballet me një grip.
“Po e përcjellim gjendjen, besoj se do të futet në garë.
Nëse nuk ka përmirësime ose përkeqësim, ka mundësi edhe nuk futet në garë. E gjitha varet prej gjendjes shëndetësore.
Deri në shfaqjen e problemeve me fyt, stërvitjet i ka bë me rregull dhe me programin stërvitor që ia ka caktuar trajneri Adnan Demalija”, thotë Duja për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Gresa pritet të garojë në 1500 metra.
“Konkurrenca është shumë e fortë”, thotë Duja.
Edhe Gresa shkurt u përgjigj: “Kam problem me fyt, temperaturë”..