Greqia me politikën e “thikës pas shpine” – Të mos e shesim detin Jon

min lexim

Diplomatikisht është e çuditshme pse Greqia kërkon një marrëveshje për detin Jon me Shqipërinë, kur çdo gjë është e sanksionuar me konventa ndërkombëtare dhe shihet qartë se ky është presion dhe bie « era » korrupsion politik, apo ekspansion territorial mbi një shtet fqinj. Pikërisht për këtë shkak kryeministri aktual i Greqisë po Kyriakos Mitsotakis kërkon të përdorë minoritetin grek në Shqipëri si « kobure” presioni. E para e punës, çdo lloj qeverie shqiptare nuk e mbron detin Jon për lezhjanët apo shkodranët, po për vetë popullatën shqiptare dhe minoritare te Jugut të Shqipërisë. Eshtë zona e tyre Ekonomike. Imagjinoni nëse realizohet “projekti grek”, minoritareve që kanë hapur biznese turistike në bregdet do tu ndërpritet mundësia të kenë hapësirë për të aplikuar peshkimin me varkat e tyre. Aq me keq nëse Greqia lejon hapjen e puseve të naftës në detin Jon. Gjithë bregdeti i jugut do të dëmtohej, do të ndotej në mënyrë të pariparueshme nga derdhjet e naftës dhe materialet kimike që përdorin makineritë. Madje dhe vetë turizmi i Korfuzit dhe i Greqisë së Veriut do të dëmtohej në mënyrë të pariparueshme. Kështu që projekti grek nga ana menaxheriale është një çmenduri. S’mund të dëmtojmë sistemin ekologjik dhe ekonomik të detit Jon, për disa qindra mijëra tonelata me naftë, në emër të disa multinacionaleve, që në fund të fundit, do korruptojnë disa politikane, dhe s’kanë për të paguar asgjë për arkat e shtetin grek dhe për popullin grek, siç po bëjnë aktualisht edhe me naftën shqiptare. Pa llogaritur shkatërrimin e pariparueshëm të florës dhe faunës. Pra çfarëdo që të jenë fshatrat jugut të Shqipërisë apo veriut të Greqisë, me grekë apo shqiptare nuk duhet të bëhet «vegël» e oreksit të çmendur të kompanive të naftës që njihen si “Kampione të shkatërrimit Ekologjik”. Popullsia e Jugut të Shqipërisë dhe Veriut të Greqisë nuk duhet lejojnë që një nga Perlat e detit Mesdhe, siç është bregdeti i Jonit, të shkatërrohet. Greqia me projektin e saj pa princip moral dhe “idiotesk” nga ana menaxheriale, duke u përpjekur ta përdorë minoritetin si “Mish për top” ose «Kalë të ngordhur Troje» mendon se mund të arrije disa synime që në bazë hipokrite dhe meskine: Të marrë një hapësirë detare që nuk i takon me ligjet ndërkombëtare, e dyta të sigurojë zone ekskluzive ekonomike për të hapur puse nafte. Këtu populli grek nuk përfiton asgjë- përfitojnë politikanët e korruptuar dhe Multinacionalet. E gjitha kjo bëhet duke harruar se shkatërrohen në mënyre të pakthyeshme e gjithë vija bregdetare joniane e Greqisë dhe Shqipërisë… Në të gjitha rrethanat, me Greqinë nuk duhet te armiqësohemi, por njëkohësisht s’duhet ta lejojmë të na shkatërroje nga ata Ekonomike dhe Strategjike. Greqia është Brenda Evropës si ekonomi dhe territor, po si mentalitet është mjaft larg.

Grekët kërkojnë koncesione sepse ata pretendojnë se na ndihmojnë duke mbajtur në territorin e tyre 1 milion shqiptare. Ka tridhjete vite qe dëgjojmë të njëjtën muzikë. Do të ishte politikë naive të mendosh se Greqia po na ndihmon duke na mbajtur 1 milionë shqiptarë në territorin e saj si emigrante ekonomikë. Për një analist të menaxhimit, elementi kryesor i përparimit afatmesëm dhe afatgjatë i ekonomisë është pikërisht “Kapitali Human”. Ne nuk i kemi dhënë Greqisë 1 milionë refugjatë, por një milion punëtorë të rinj dhe specialistë, të cilët me punën e tyre i japin ekonomisë greke kushedi sesa miliarda euro fitim në vit, pa llogaritur këtu uljen e moshës mesatare të popullatës greke dhe përmirësimin strukturor e gjenetik, pasi dihet popullata shqiptare rezulton të jetë më vitale nga ana gjenetike. Vende si Amerika, Gjermania, dhe Anglia e përgatisin vetë « kapitalin human » ndërkohë që Greqia e ka marrë të gatshme nga Shqipëria dhe deri me sot nuk di që qeveria greke të ketë dhënë ndonjë grand, në shenjë falënderimi, pasi një gjeneratë e tërë është shkolluar me paratë taksapaguesve e shqiptare e është larguar nga Shqipëria në Greqi. Pra ne jemi humbës shumë të mëdhenj në “Kapital Human », dhe asnjë nga qeveritë nuk e ka kuptuar se gjëja e parë që bëhet gjatë një qeverisje është “Ruajtja në vend e krahut të punës dhe trurit të specialistëve e dhe shkencëtareve”. Në sensin e plotë të fjalës jemi fajtorë për rrjedhjen e kapitali Human. Mos-ngritja e rrogave dhe rritja e fuqisë blerëse te popullatës, si elemente kruciale i rritjes se nivelit të jetesës, ka qenë shkaku i këtij emigracioni shumë të dëmshëm për Shqipërinë. Por unë dua të vazhdoj më tej rreth çështjes së detit. Nëse Greqia avancon me tezat e saj mbi Kufijtë e detin Jon, Qeveria Shqiptare do të jetë e detyruar te shfuqizojë ligjin agrar 7501 t’jua ktheje pronat pasardhësve të latifondistëve të dikurshëm shqiptarë siç kanë qenë familjet Vrioni e Delvina e shumë të tjerë, të cilët i kanë me tapi të Periudhës Otomane dhe Kohës se Zogut, që do ti bënte njerëz pa tokë (Argatë) të gjithë Fshatrat e Minoritet. Thënë ndryshe minoritet nuk ka asnjë interes të presë Kryeministrin Grek për ti dhuruar më pas Shtëpitë dhe tokën e tyre, por kanë interesat të mbështesin Institucionet shqiptare, që Bregdeti i Rivierës së detit Jon tu mbetet banoreve të jugut.

Nevojitet një reagim i fortë i gjithë faktorit politik shqiptar. Dihet, në politikë nuk ka moral, por ka interesa dhe pragmatizëm. Pastaj unë nuk besoj se Politika e BE-se do të binte aq poshtë sa të bëhej një instrument për interesat greke . Kjo logjikë, prodhon atë që quhet politikë e manipuluar dhe kapitullimi pa kushte të Shqipërisë, thënë ndryshe “Tradhti kombëtare”. Greqia nuk ka asnjë lloj interesi strategjik ta lërë Shqipërinë jashtë BE, sepse kjo do të thoshte një afrim të detyrueshëm të Shqipërisë me Turqinë, e për rrjedhojë Baza Ushtarake Turke në Jug, tepër të rrezikshme për ekzistencën e Kombit Grek. E dyta, kjo do të përkeqësonte situatën e Kombit Shqiptar në Ballkan dhe herët e vonë do të shfaqej në mënyre te pashmangshme një shtet i unifikuar shqiptar, i cili do të ishte fillimi i vdekjes klinike të Greqisë dhe kombit grek, pasi Greqia ka minimumi 4 milionë popullsi arvanitase autoktone, brenda territorit të saj. Mes rrezikut të krijimit terreni të minuar nga ana politike, strategjike dhe ushtarake, pra futjen nën një morse shtrënguese turko-shqiptare të Greqisë, do të ishte shumë më e zgjuar për shtetin Helen të zgjidhte versionit paqësor dhe inteligjent të hyrjes pa humbur kohë të Shqipërisë në BE. Madje Greqia do të ishte shumë më e mbrojtur sikur të përshpejtonte integrimin e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë – Maqedonisë dhe Malit te Zi) brenda viteve 2025- 2027, të njihte Kosovën si shtet të pavarur, për të gjetur një paqe politike, ekonomike dhe ushtare në Ballkan dhe për të siguruar të ardhmen e popullit te saj. Po kjo s’mund të bëhet duke cenuar interesat e popullatës shqiptare të Jugut të Shqipërisë, qofshin këto shqiptare apo shtetas shqiptare minoritarëve grek (40 mijë aktualisht). Zgjerimi do të hapte tregje për mallrat greke, në dëm të mallrave turke, e për rrjedhojë një ngritje të ekonomisë se saj. Greqia fiton shumë më tepër nga Integrimi i Shqipërisë ne BE, sesa nga marrja e hapësirës detare shqiptare, që mund të kthehet në një mollë sherri mes dy vendeve. Hyrja e Shqipërisë në BE zgjidh automatikisht problemet e kufijve detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Shkurt, Greqia ka interes të tërhiqet…

Story i mëparshëm

Deputeti i PD reagon pas publikimit të skandalit: Rama ka tradhtuar Perëndimin për t’i shërbyer Serbisë dhe Rusisë

Story i radhës

Paralajmëron deputeti i LVV-së: Nëse KFOR-i nuk i heq barrikadat, do t’i heqim ne!

Të fundit nga