Njoftohet se në 24 orët e fundit në Greqi kanë shpërthyer 46 zjarre në pyje për shkak të valës së të nxehtit dhe erërave të forta, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e bërë nga Shërbimi Zjarrfikës Grek thuhet në ditët në vijim është dhënë një paralajmërim për “rrezik të lartë zjarresh pyjore” për shumë rajone të vendit.
Në deklaratë thuhet se 46 zjarre pyjore kanë shpërthyer në rajone të ndryshme të Greqisë në 24 orët e fundit dhe shumë prej tyre janë shuar para se të rriteshin.
Po ashtu theksohet se kushtet meteorologjike në Rajonin Atika, ku përfshihet edhe kryeqyteti Athina, kanë rritur rrezikun e zjarreve në pyje.
Më 20 korrik pritet të arrijë kulmin vala e të nxehtit në vend.