greqi ne rast fluksi sistemi ees mund te funksionoje perkohesisht pa marrjen e te dhenave biometrike 6a22853fc0075

Greqi: Në rast fluksi, sistemi EES mund të funksionojë përkohësisht pa marrjen e të dhënave biometrike

June 5, 2026
min lexim
Screenshot 2 1

Në pikëkalime të caktuara kufitare, në rast të rritjes së qarkullimit dhe me qëllim të vendosjes së një rjedhe normale të pasagjerëve dhe automjeteve, ekziston mundësia që përkohësisht dhe pjesërisht të pezullohet zbatimi i sistemit EES, përkatësisht regjistrimi të bëhet pa marrjen e të dhënave biometrike. Kjo lëshim vlen deri më 8 korrik të këtij viti, me mundësi zgjatjeje deri më 6 shtator, siç rezulton nga përgjigjet ndaj pyetjeve parlamentare të dorëzuara nga zëvendësministri për Mbrojtjen e Qytetarëve të Greqisë, Ioannis Lambropoulos.

​Gjatë periudhës së kaluar, me kolonat kilometrike që krijohen në ditë të caktuara në pikëkalimet kufitare tokësore, veçanërisht në “portën kryesore të hyrjes/daljes”, siç quhet në Greqi pika kufitare Evzoni, përveç shkrimeve në media, reagimeve nga hotelierët e pjesës veriore të vendit, disa deputetë nga parti të ndryshme, përmes pyetjeve parlamentare të dërguara në Ministrinë kompetente, kërkuan përgjigje dhe shpjegime për sistemin e ri të BE-së për regjistrimin biometrik të të gjithë shtetasve të vendeve të treta.

​Është shpjeguar se me vendim të Komisionit Evropian të datës 30 korrik 2025, më 12 tetor 2025 filloi punën në nivel të mbarë Evropës Sistemi i Hyrjes dhe Daljes (EES) – procedura e re e kontrollit të pasaportave për shtetasit e vendeve të treta gjatë kalimit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe hyrjes/daljes së tyre nga zona Schengen, ndërsa zbatimi i plotë i sistemit u vendos më 10 prill 2026, duke zëvendësuar plotësisht praktikën e deritanishme të vendosjes së vulave në dokumentet e udhëtimit.

​– Sipas rregullores, nga 10 prilli 2026 është i detyrueshëm regjistrimi në sistem për të gjitha kalimet e personave që i nënshtrohen regjistrimit, megjithatë deri më 6 shtator 2026, në rrethana të jashtëzakonshme që çojnë në një qarkullim të tillë të rënduar sa që koha e pritjes në pikat kufitare bëhet e tepërt, ekziston mundësia e pezullimit të pjesshëm të përdorimit të EES (regjistrimi në sistem pa marrjen e të dhënave biometrike). Prandaj, nga 10 prilli 2026 është i detyrueshëm regjistrimi në sistem i të gjitha kalimeve, madje edhe kur nuk merren të dhëna biometrike, duke mbetur operacionalisht të disponueshme të gjitha procedurat alternative të parashikuara në nenin 21 të Rregullores (BE) 2017/2226, shkruan në përgjigjen e zëvendësministrit të datës 27 maj.

​Gjithashtu, ai referon edhe në njoftimin e policisë greke të datës 8 maj të këtij viti, ku shpjegohet se Greqia ka vënë me sukses në funksion të plotë sistemin e hyrjes dhe daljes (EES) më 10 prill 2026, ndërsa për shkrimet në media rreth mënyrës së zbatimit të EES në Greqi, është sqaruar se „autoritetet kompetente greke po marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një rrjedhë të papenguar të vizitorëve në pikat kufitare të hyrjes dhe daljes nga vendi, duke shfrytëzuar mundësitë që parashikon legjislacioni evropian“.
​– Në këtë kontekst, theksohet mundësia që Rregullorja 2025/1534 e BE-së u jep vendeve anëtare, gjatë tre muajve të parë të funksionimit të plotë të EES, që përkohësisht të pezullojnë procedurën e marrjes së të dhënave biometrike për një periudhë të kufizuar kohore dhe në një pikë specifike kufitare, kur kjo është e nevojshme për të rivendosur rrjedhën normale të pasagjerëve, shkruan në njoftimin e policisë greke.

​Mundësisë për pezullim të pjesshëm të sistemit pa marrjen e të dhënave biometrike, zëvendësministri i referohet edhe në përgjigjet e datës 21 maj ndaj dy pyetjeve të tjera parlamentare.
​Ai shpjegon se deri më 8 korrik 2026, në rrethana të jashtëzakonshme të qarkullimit të rritur në pikat kufitare, sistemi i hyrjes/daljes EES mund të përdoret pa marrjen e të dhënave biometrike, dhe ky afat mund të zgjatet deri më 6 shtator 2026.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

emily blunt terheq vemendjen ne londer ne premieren e filmit te ri 6a22812054b1d
Lajmi i mëparshëm

Emily Blunt tërheq vëmendjen në Londër në premierën e filmit të ri

DARKO
Lajmi i radhës

Kostovski ngre “mburojën” e sigurisë në Butel, nis vendosja e video mbikëqyrjes

Të fundit nga

ShkoLartë