Jack Grealish është përmbytur me mesazhe pasi publikoi një përditësim të dhimbshëm për dëmtimin e tij në rrjetet sociale.
Grealish u huazua tek Everton për sezonin 2025/26 pasi kishte vështirësi për minuta te Manchester City.
Ish-kapiteni i Aston Villa u bë menjëherë i preferuar i tifozëve të Evertonit dhe shënoi dy gola si dhe dhuroi gjashtë asistime në Premierligë.
Grealish shpresonte të rikthehej në kombëtaren e Anglisë pasi kishte gjetur formën e tij, por pësoi një dëmtim kundër ish-klubit Villa muajin e kaluar dhe, në një deklaratë të publikuar në Instagram të hënën në mbrëmje, zbuloi se sezoni i tij duket se ka përfunduar.
I shoqëruar me një foto nga shtrati i spitalit, Grealish shkroi:
“Nuk doja që sezoni të përfundonte kështu, por ky është futbolli, jam shumë i zhgënjyer. Operacioni u krye dhe tani gjithë fokusi është të rikthehem në formë. Jam i sigurt se do të kthehem më i fortë, më i përgatitur dhe më i mirë se më pare”.
“Mbështetja që kam marrë që nga ardhja në këtë klub të jashtëzakonshëm ka pasur shumë domethënie për mua. Stafi, shokët e skuadrës dhe sidomos tifozët kanë qenë të mrekullueshëm dhe më pëlqen shumë të përfaqësoj këtë klub. Do t’i mbështes djemtë deri në fund dhe do të bëj gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt. Faleminderit përsëri për gjithë dashurinë, do të thotë shumë për mua. UTFT”, përfundoi ai.
Burimi: botasot.info


