rogerti debaton me selin mos me thuaj bukurosh se sjam beqar 698a6337b051e

Rogerti debaton me Selin: Mos më thuaj bukurosh se s’jam beqar

February 10, 2026
1 minut lexim

Tensionet mes banorëve Selin dhe Rogertit duket se nuk kanë fund në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Së fundmi, situata u ndez pas një këmbënguljeje të vogël për epitetet që përdorin njëri-tjetri.

Rogerti e thërret herë pas here Selin “Barbie”, ndërsa sot ajo iu kthye me një koment të ngjashëm, duke i thënë “bukurosh”. Por kjo fjalë nuk duket se i ka pëlqyer Rogertit, i cili reagoi menjëherë duke i kërkuar që ta mos e përmendë më këtë shprehje. Ai theksoi se kjo është për shkak të statusit të tij: “Unë jam burrë i martuar”, tha ai.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Kunata ka filluar me Kristin prapë, kujdes me princin e zi, të kam thënë 100 herë.

Selin: Bukurosh, merr frymë thellë

Rogerti: Jo bukurosh, mos më thirr mua bukurosh

Selin: Bukurosh

Rogerti: Mos më thuaj mua bukurosh se nuk jam beqar

Selin: O bukurosh

Rogerti: Mos më thirr mua bukurosh me më tërheq vajzat beqare

Selin: Kur të stoposh ti të më thërrasësh Barbie, atëherë unë do stopoj

Rogerti: Thuaj tullumbac, çufo, ça të duash, por jo bukurosh. Nuk dua me më ardhë femrat se jam i martuar dhe i kënaqur.

Selin: Edhe mua Barbie nuk më thua dot se të gjithë e dinë se ça konotacioni ka kur i thua dikujt ashtu

Rogerti: Të lutem mos më thuaj bukurosh, kaq

Selin: Jo bukurosh por super bukurosh. Kështu që bukurosh kthe përgjigje nëse ke kapacitet për të kthyer përgjigje. Nuk e ke, ngelesh bukurosh.

Rogerti: Baby G më ndihmo, se ka konotacion tjetër.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trendafilov punedhenesit nuk kane bere asnje hap perpara per punetoret qeveria nuk po degjon 698a60fcb5ebc
Lajmi i mëparshëm

Trendafilov: Punëdhënësit nuk kanë bërë asnjë hap përpara për punëtorët, Qeveria nuk po dëgjon

grealish e humb sezonin shkaku i lendimit vjen me postim emocionues 698a69c281764
Lajmi i radhës

Grealish e humb sezonin shkaku i lëndimit, vjen me postim emocionues

Të fundit nga

Rritet fluksi në Aeroport

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” po shënon rritje të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve gjatë sezonit veror. Krahas mërgimtarëve që kthehen për pushime, vendi po mirëpret edhe gjithnjë e më shumë turistë të
ShkoLartë