Gazeta amerikane “New York Post” ka publikuar një artikull rreth grave të fuqishme të Evropës të cilat po e kundërshtojnë fuqishëm Valdimir Putinin.
Në këtë tekst të shkruar nga Iulja Joja, në rend të parë është shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, pastaj kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, e ndjekur pas nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, Ursula Von Der Leyen dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.
“Këto janë gratë liderë që po e sfidojnë Putinin”, thuhet në shkrimin e NYP.
Gazeta amerikane tregon për transformimin e Baerbock dhe partisë së saj dhe faktit që tashmë Baerbock udhëheq thirrjet për t’i dalë në ndihmë Ukrainës edhe me armatim të rëndë. Si rezultat i këtyre qëndrimeve, autorja shkruan se popullariteti i Baerbock është në rritje.
Pas shefes së diplomacisë gjermane, autorja ka thënë disa fjalë edhe për kryeministren finlandeze, Sanna Marin. Gazeta përmend edhe faktin se si Marin ka marrë vëmendje, kur ka pyetur për komenetet e Presidentit Joe Biden rreth gjetjes së një zgjidhje për të përfunduar luftën. Kryeministrja e Finlandës ka thënë se e vetmja rrugëdalje nga konflikti është që Rusia të largohet nga Ukraina.
“ Ai kërkon, tha ajo, maksimumin për diçka që nuk ka qenë kurrë e tij, kërcënon me ultimatume dhe përshkallëzohet kur nuk ia del”, shkruan gazeta amerikane.
Në këtë listë është edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.