Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është shprehur optimist për vazhdimin e Kampionatit Botëror pas fitores (1:0) ndaj Kamerunit.
Shqiptari që mban fanellën bardhekuq thotë se synimi i tyre është të mposhtin dy rivalët e radhës në grup:
“Nëse doni të fitoni turneun, ose të shkoni larg, gjërat janë të qarta – duhet të mposhtni Brazilin, Kamerunin, Serbinë”, tha Xhaka.
Pastaj ai shikoi rivalin e parë të ardhshëm, ekipin brazilian:
– Mendoj se Brazili ka ‘tre ekipe’, kanë cilësi dhe talent të madh. Sipas meje, ata janë ndër favoritët për të fituar Kupën e Botës, por është një lojë, gjithçka mund të ndodhë.
Duhet të jemi kompakt, të fortë, pa gabime. Ne jemi më me përvojë për katër vite, disa lojtarë të rinj janë pjekur, në një turne si ky duhet ti kundërvihesh të gjithëve”.