Granit Xhaka paralajmëron Kosovën

Kosova do të zhvillojë ndeshje miqësore me Zvicrën me 29 mars në Cyrih, në stadiumin e Letzigrund me fillim nga ora 18:00.

Kjo ndeshje do të jetë speciale për Xhakën, Shaqirin e Zeqirin që kanë prejardhje nga Kosova.

Madje, Granit Xhaka do të jetë kapiten i Zvicrës, kurse ndaj Kosovës do ta luajë ndeshjen e 100-të me fanellën e Zvicrës.

Ai për gazetën zvicerane, Blick tha se do të kënaqet me lojën, por deklaron se do të japë gjithçka për ta fituar atë ndeshje.

“Do të kënaqem me lojën, në fakt i njoh të gjithë kundërshtarët. Sigurisht që do të jap gjithçka për të fituar edhe këtë ndeshje”, tha Xhaka.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE-ja merr më shumë gaz natyror të lëngshëm nga SHBA

Story i radhës

Sot shqyrtohet kërkesa e grupit të Rithemelimit për ndryshimet në statutin e PD

Të fundit nga