Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.
“Si kapiten po mendon publikisht për herë të parë një tërheqje nga kombëtarja pas Botërorit 2026”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.
Një paralajmërim që pak kush e ka pritur deri me tash.
“Kupa e ardhshme botërore mund të jetë turneu im i fundit”, thotë Xhaka.
Burimi: botasot.info