Granit Xhaka me Zvicrën në Serbi, policia e Novi Sadit del me njoftim

Kombëtarja e Zvicrës kërkon tre pikë në duel me Bjellorusinë, në takimin që do të zhvillohet nesër në orën 18.00 në stadiumin “Karagjorgje” në kryeqytetin e Vojvodinës, në Novi Sad, krahinë që është okupuar tash e shumë vite nga Serbia. 

Kapiteni Granti Xhaka me shokë do të luajnë në Novi Sad, ndërsa po merren të gjitha masat që lojtarët të janë të siguruar deri në pikën e fundit.

“Administrata policore në Novi Sad do të marrë të gjitha masat ligjore për të siguruar që kjo ngjarje sportive të zhvillohet në mënyrë të sigurt, duke përfshirë regjistrimin e fotografive dhe videove para, gjatë dhe pas ndeshjes, në përputhje me nenin 52 të Ligjit për Policinë”, thuhet në njoftimin e policisë së Novi Sadit, tranemton portali i “021” nga Novi Sadi.

Në grupin I, përveç Bjellorusisë dhe Zvicrës, luajnë edhe Andorra, Izraeli, Rumania dhe Kosova.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A po përdor Putin një “klon”? Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare zbulon si qëndron e vërteta

Story i radhës

Ilir Meta kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Para 24 vitesh nuk festova dot 30-vjetorin

Të fundit nga