Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është i mërzitur për një arsye, sepse e humbën ndeshjen në finish përkatësisht në minutën e 78-të nga një penallti që u akordua për anglezët.
Anglia triumfoi në miqësore me rezultat 2:1 ndaj Zvicrës, në sfidën që u zhvillua në “Wembley” të Anglisë.
Xhaka për për SRF-në, mes të tjera tha: “Nuk është hera e parë që një lojë vendoset në këtë mënyrë.
Kemi bërë një paraqitje të mirë ndaj kundërshtarëve të mirë. Më mërzit që humbet në këtë mënyrë.
Ne kishim gjithçka nën kontroll deri te penalltia. Falënderoj Zotin që ishte vetëm një lojë miqësore. Sot mund të mësojmë shumë. Por në fund humbëm sepse gabimet e vogla ndaj kundërshtarëve të tillë ndëshkohen menjëherë. Por gabimet janë pjesë e lojës”.