Granit Xhaka e takon një personalitet të veçantë: E desha dhe e shijova…

Granit Xhaka e ka takuar ish-trajnerin e tij, Arsene Wenger.

Ishte pikërisht trajneri francez ai që e kishte transferuar futbollistin nga Kosova  në Arsenal vite më parë.

E tash, legjenda e “Gunners” u rikthye në stadium për herë të parë pas disa vitesh dhe ndërkohë, Xhaka e shfrytëzoi rastin të takohej me të.

Përfaqësuesi zviceran i ka postuar disa fotografi, ku shihet duke biseduar dhe duke e përqafuar atë për të cilin thotë se ishte vendimtar në zgjedhjen e tij pasi vendosi të largohej nga Borussia Monchengladbachu.

“Një preson i jashtëzakonshëm, një menaxher brilant dhe një arsye e madhe se përse nënshkrova me këtë klub special. Absolutisht e desha dhe e shijova faktin se e takova këtë legjendë”, ka shkruar Xhaka në llogarinë e tij në rrjetin social, “Instagram”.

Wenger konsiderohet si trajneri më i madh në histori të “Topçinjve”, ndërsa Xhaka është duke e kaluar formën jetësore në “Emirates Stadium” nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta.

Arsenali synon ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë pas një pritjeje jashtëzakonisht të gjatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vesa Luma shfaqet në bikini nga pushimet verore në Zelandë të Re

Story i radhës

Pendarovski iu drejtua ambasadorëve në kuadër të Këshillit vjetor

Të fundit nga