Pas disa muajsh të një lëndimi të rëndë, qendërmbrojtësi i Llapit, Granit Jashari, është rikthyer më në fund në aksion.
Granit Jashari ka arritur të kthehet në fushë, duke kontribuar për skuadrën e Llapit, shkruan Olle.
Bardhekaltrit sot kanë zhvilluar ndeshje ndaj Flamurtarit, ku kanë arritur fitore me rezultatin 1-2.
Në këtë takim ishte prezent edhe Granit Jashari, i cili më në fund është rikthyer, por ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Dritës.
Burimi: botasot.info