Grabitja e milionave në filialin e BKT-së, arrestohen dy autorë të dyshuar

min lexim

Janë arrestuar dy autorët e dyshuar të grabitjes së milionave lekëve në filialin e BKT-së në Malësinë e Madhe.Të ndaluarit janë dy të rinj nga zona e Bajzës në Malësinë e Madhe.

Ngjarja ndodhi në 9 maj, ku 3 persona të armatosur dhe të maskuar terrorizuan punonjësit e bankës së nivelit të dytë dhe i morën një shumë të konsiderueshme parash.

Autorët grabitën bankën në orët e mesditës, duke qenë se në atë moment nuk ka pasur shumë lëvizje dhe rruga ka qenë e lirë.

Një polic që ka qëlluar rastësisht, ka tentuar që t’i ndalojë, por e ka pasur të pamundur përballë 3 grabitësve të armatosur deri në dhëmbë.

Sipas burimeve, grabitësit kanë qëndruar shumë pak kohë brenda ambienteve të bankës dhe pasi kanë marrë paratë, kanë dalë për t’u larguar në drejtim të Bajzës me një automjet tip Volkswagen.

Tre autorët dogjën mjetin e tyre në dalje të qytetit dhe më pas kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Aksioni i tre autorëve për vjedhjen e parave ka zgjatur shumë pak minuta dhe më pas janë larguar me shpejtësi prej andej.

Sipas burimeve nga vendngjarja, grabitësit morën një shumë prej afro 7-8 milionë lekësh të vjetër, monedhë shqiptare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zaharievski edhe një vit tjetër re Struga Trim Lum!

Story i radhës

Ali Ahmeti do të takojë në Tetovë familjet e dëshmorëve

Të fundit nga