grabiti me arme nje person ne rrugen e kombit ne vitin 2021 identifikohet dhe shpallet ne kerkim 36 vjecari nga puka 6ae4893be93d3

Grabiti me armë një person në Rrugën e Kombit në vitin 2021, identifikohet dhe shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Puka

October 30, 2026
1 minut lexim

Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 36-vjeçar, të dyshuar si një nga autorët e një grabitjeje me armë zjarri të ndodhur në gusht të vitit 2021, në Rrugën e Kombit, në territorin e Mirditës.

Sipas njoftimit të policisë, pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit me inicialet N. K., 36 vjeç, banues në Pukë, si njëri prej personave të dyshuar për ngjarjen e regjistruar më 31 gusht 2021.

Në atë kohë, shtetasit A. K. i ishte marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Lezhës ka caktuar ndaj 36-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjithashtu, hetuesit kanë identifikuar edhe një person tjetër, i dyshuar si i përfshirë në grabitje, por për arsye hetimore nuk janë bërë publike të dhënat e tij.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë grabitje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gazmend hoxha jep doreheqje nga pozita e drejtorit te policise kurti emeron ushtruesin e detyres 6ae488e1aac62
Lajmi i mëparshëm

Gazmend Hoxha jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë, Kurti emëron ushtruesin e detyrës

tragjedi ne kapadoki tre te vdekur nga shembja e shkembinjve mes viktimave edhe nje cift i sapomartuar 6ae489419312d
Lajmi i radhës

Tragjedi në Kapadoki, tre të vdekur nga shembja e shkëmbinjve! Mes viktimave edhe një çift i sapomartuar

Të fundit nga

ShkoLartë