MPB njofton se dje rreth orës 18:3 në Shkup është arrestuar 26-vjeçari A.J. pasi i njëjti paraprakisht në rrugën “Zhan Zhores” e kishte sulmuar fizikisht një të mitur dhe i kishte marrë telefonin.
Personi në fjalë po mbahet në stacion të policisë, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.