Policia ka arrestuar një grup kriminal në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, për kryerjen e një sërë sulmesh me grabitje.
Pesë burrat dyshohet se hynë në ndërtesa banimi duke dëmtuar dritaret metalike dhe më pas “kërcënuan pronarët me armë, i lidhën me litarë, u vendosën këllëf jastëku në kokë dhe i rrahën pa mëshirë derisa viktimat u dhanë para dhe bizhuteri.
Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës bën me dije se burrat, të moshës 37 deri në 53 vjeç, ishin dënuar më parë për krime pronësie dhe ishin përgatitur me kujdes për çdo sulm.
Dje, një I ri me të shkuar kriminale u arrestua në Ukrainë për shitjen e ndihmave humanitare.
“Policia vazhdon të marrë masa për bllokimin e skemave kriminale dhe ekspozimin e njerëzve që përpiqen të fitojnë para nga lufta”. – u shpreh Ministria.