Sektori për punë të Brendshme Tetovë njofton se mbrëmë (23-shtator) rreth orës 21:00 në dy objekte në Forinë të Gostivarit dhe në fshatin fqinj Çegran, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, DPB Gostivar kanë ndaluar personat me iniciale:
Sh.T.(54), Z.Ç.(61), F.T.(47), M.O.(46), A.R.(37), S.Ç.(42) dhe F. X (53), të gjithë nga Republika e Shqipërisë, të cilët po qëndronin në zonë të padeklaruar. Shtatë shtetasit shqiptarë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.