Google teston aplikacionin e pavarur Gemini në iOS

November 12, 2024
1 minut lexim

Google po zgjeron qasjen e Gemini AI në iOS me lëshimin testues të një aplikacioni, “Google Gemini”.

Ky aplikacion i pavarur mund të sjellë përditësime më të shpejta dhe veçori të reja për përdoruesit e iPhone që mbështeten në AI të Google.

E integruar më parë në aplikacionin Google Search, Gemini AI tani pritet të ofrojë një përvojë tjetër në iOS 18 dhe versionet e ardhshme të iOS, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet e ditur se aplikacioni Gemini përfshin veçorinë e re të quajtur “Gemini Live”.

Kjo veçori mund të lejojë Geminin të funksionojë në kohë reale ndërsa përdoruesit kryejnë shumë detyra, duke ofruar ndërveprim zanor dhe një përvojë pa duar ndërsa lëvizin nëpër aplikacione të tjera.

Siç raportohet, aktualisht aplikacioni i pavarur është i qasshëm vetëm në Filipine, ku përdoruesit kanë mundur ta shkarkojnë dhe testojnë atë.

Kjo sugjeron që gjiganti i teknologjisë po kryen testime rajonale përpara se të zgjerojë disponueshmërinë globalisht, një praktikë e zakonshme për veçoritë e reja.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ana dhe Lela të “shokuara” pasi kuptuan se dolën banoret më pak të preferuara nga publiku

Story i radhës

Ndeshja mes Besiktasit dhe Maccabit është zhvendosur nga Stambolli

Të fundit nga

ShkoLartë