Google sjell Chrome OS tek kompjuterët dhe Mac-ët e vjetër

Google ditën e sotme prezantoi një version eksperimental të Chrome OS quajtur Chrome OS Flex. Versioni i ri i ChromeOS është dizajnuar për bizneset dhe shkollat dhe funksionon në kompjuterët dhe Mac e vjetër.

Sistemi operativ sipas Google mund të instalohet brenda pak minutash.

Kompania thotë se Chrome OS Flex ngjan dhe është identiike me Chrome OS në Chromebook dhe është ndërtuar mbi të njëjtin kod.

Nuk është hera e parë që Chrome OS shfaqet në pajisje që nuk vjen e instaluar në të. Së fundi Google bleu Neverware, që më parë kishte shitur një aplikacion quajtur CloudReady dhe përdoruesit mund të konvertonin kompjuterët e vjetër në sisteme ChromeOS.

Nëse dëshironi të provoni vetë Chrome OS Flex atëherë më shumë mund të mësoni në uebsajtin e Chrome Enterprise. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Zvogëlohet” tavolina pritëse e Putinit në takimin me homologun brazilian

Story i radhës

Këlliçi përplaset me Llatjan: Bëni avokatinë e një afere kaq të madhe, një ministër është në burg

Të fundit nga