“Zvogëlohet” tavolina pritëse e Putinit në takimin me homologun brazilian

February 16, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, këtë të mërkurë, u takua me homologun rus, Vladimir Putin, në Moskë për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe.

Bolsonaro mbërriti në Moskë, pavarësisht paralajmërimeve perëndimore se Rusia mund të pushtojë së shpejti Ukrainën, shkruan AP.

Qeveria amerikane dhe anëtarët e kabinetit të saj i kishin kërkuar udhëheqësit brazilian të anulonte udhëtimin. Por, vizita ishte planifikuar shumë përpara fillimit të krizës në Ukrainë.

Madje, atij Putin i organizoi një pritje shumë më të ngrohtë sesa liderëve të tjerë që e vizituan ditëve të fundit. Për të rezervoi një tavolinë të vogël, që i siguroi afërsi me të.

Image

Pritja e presidentit francez, Emmanuel Macron, në anën tjetër, në një tryezë të gjatë nga presidenti rus, Vladimir Putin, në Moskë, ku ai shkoi për të diskutuar për krizën e Ukrainës, mori një vëmendje të gjerë në mbarë botën.

Image

Putin njësoj veproi edhe kur priti në takim kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, distanca mes tyre besohet të jetë e njëjta tavolinë e gjatë prej tetë metrash.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pastroni dritaren dhe dyert rrëshqitëse me këta dy përbërës

Story i radhës

Google sjell Chrome OS tek kompjuterët dhe Mac-ët e vjetër

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
ShkoLartë