Google shënon trafikun më të lartë në 25 vite gjatë finales së Kupës së Botës

Google regjistroi trafikun më të lartë në 25 vite histori gjatë finales të Kupës së Botës ditën e Dielë tha CEO i kompanisë Sundar Pichai.

Efektivisht Google u bë një qendër informacioni për finalen. Me rekordet tashmë të thyera në fazën e grupeve apo raundin e 16, kur statistikat të publikohen mund të jetë finalja më e shikuar në histori.

Falë përditësimeve të aplikuara përpara Kupës së Botës, Google e bëri më të lehtë që përdoruesit të marrin informacionet më të fundit rreth saj.

Kërkimi për “World Cup” tregonte një hapësirë të dedikuar në krye së bashku me një listë ndeshjesh të ardhshme përfshirë datat dhe oraret lokale.

Shikueshmëria dhe niveli rekord i ndjekjes u ndihmua edhe nga një prej finaleve mbase më të mira në histori të futbollit si performanca legjendare e Kylian Mbappe apo kthimi i rezultatit nga Franca në pjesën e dytë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: Për konsumatorët e vegjël do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike

Story i radhës

Sampaoli tregon një arsye pse “pleshti” më i mirë se Diego

Të fundit nga