Sampaoli tregon një arsye pse “pleshti” më i mirë se Diego

Pas triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën, debati se cili është më i miri i historisë së futbollit mes Lionel Messit dhe Diego Armando Maradonës është bërë edhe më i nxehtë.

Tashmë, peshorja duket sikur anon më shumë nga “pleshti” ndërsa një tjetër personazh që rreshtohet në krah të yllit të PSG është ish-trajneri i albicelesteve në vitin 2018, Jorge Sampaoli. Ky i fundit theksoi se aspekti që e avantazhon Messin në krahasim me Maradonën është vazhdimësia.

“Bëhet fjalë për dy lojtarë në epoka të ndryshme. Në epokën e tij, Maradona ishte një lojtar që vendoste çdo ndeshje që luante, por nuk pati vazhdimësi.

Messi qëndroi më gjatë në majë dhe tashmë fitoi një Kupë Bote në moshën 35-vjeçare, duke u shndërruar edhe në golashënuesin më të mirë për Argjentinën në Botëror. Kjo për mua e shndërron Messin në më të mirin e historisë, ai bën diferëncën në mënyrë konstante”, u shpreh Sampaoli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Google shënon trafikun më të lartë në 25 vite gjatë finales së Kupës së Botës

Story i radhës

“Katargate” po përhapet si zjarr i egër, ja kush është personazhi i njohur nën shënjestër të hetimeve

Të fundit nga