google shenon trafikun me te larte ne 25 vite gjate finales se kupes se botes 63a2fbcd1b7a8

Google shënon trafikun më të lartë në 25 vite gjatë finales së Kupës së Botës

December 21, 2022
1 minut lexim

Google regjistroi trafikun më të lartë në 25 vite histori gjatë finales të Kupës së Botës ditën e Dielë tha CEO i kompanisë Sundar Pichai.

Efektivisht Google u bë një qendër informacioni për finalen. Me rekordet tashmë të thyera në fazën e grupeve apo raundin e 16, kur statistikat të publikohen mund të jetë finalja më e shikuar në histori.

Falë përditësimeve të aplikuara përpara Kupës së Botës, Google e bëri më të lehtë që përdoruesit të marrin informacionet më të fundit rreth saj.

Kërkimi për “World Cup” tregonte një hapësirë të dedikuar në krye së bashku me një listë ndeshjesh të ardhshme përfshirë datat dhe oraret lokale.

Shikueshmëria dhe niveli rekord i ndjekjes u ndihmua edhe nga një prej finaleve mbase më të mira në histori të futbollit si performanca legjendare e Kylian Mbappe apo kthimi i rezultatit nga Franca në pjesën e dytë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bekteshi per konsumatoret e vegjel do te kete ulje te cmimit te energjise elektrike 63a2fa2f0d48a
Story i mëparshëm

Bekteshi: Për konsumatorët e vegjël do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike

sampaoli tregon nje arsye pse pleshti me i mire se diego 63a2fd73af7fa
Story i radhës

Sampaoli tregon një arsye pse “pleshti” më i mirë se Diego

Të fundit nga

Rivalët e Superiores kërkojnë liderin e Tiranës

Tirana duket se është kthyer në “market” për ekipet e Superiores. Tashmë Elbasani është skuadra e radhës që ka menduar të “peshkojë” te kryeqytetasit. Florjan Përgjoni është i “piketuari” i verdhebluve për
ShkoLartë