Google grumbullon 39 lloje informacioni nga përdoruesit, më shumë se çdo kompani tjetër teknologjie

min lexim

Të gjurmohesh nga kompanitë e mëdha të teknologjisë tashmë është bërë diçka normale. Ne mbikëqyremi vazhdimisht dhe të dhënat tona grumbullohen pa dijeninë apo aprovimin tonë. Por cila kompani grumbullon më shumë të dhëna?

Sipas një analize të StockApps.com, nga pesë kompanitë e mëdha të teknologjisë si Google, Twitter, Apple, Amazon dhe Facebook, të analizuara, Google është kompania që grumbullon më shumë të dhëna rreth përdoruesve të saj.

Për çdo përdorues kompania grumbullon 39 informacione të ndryshme. Shumica e njerëzve nuk kanë kohë as durim të lexojnë politikat e privatësisë të cilat mund të jenë disa faqe të gjata për çdo uebsajt që vizitojnë.

Gjithashtu është pazakontë që të gjithë përdoruesit të njohin mirë ligjin në mënyrë që të interpretojnë siç duhet politikat e privatësisë. Si rezultat përdoruesit përfundojnë duke i dhënë kompanive si Google akses për të grumbulluar çdo lloj informacion rreth tyre duke pranuar politikat e privatësisë.

Kompanitë e internetit dhe grumbullimi i të dhënave

Kur bëhet fjalë për gjurmimin e të dhënave, duhet tja lini në dorë Google. Ekspertiza e kompanisë në këtë drejtim nuk është e pazakontë duke qenë se gjithë modeli i biznesit bazohet në të dhënat e përdoruesit.

Twitter dhe Facebook ruajnë informacionet e përdoruesve gjithashtu. Por në rastin e rrjetit social, shumica e të dhënave që ruajnë janë informacione që vetë përdoruesit vendosin.

Kur flasim për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesit, Apple është një ligë më vete. Është kompania më e ndërgjegjshme në lidhje me privatësinë dhe ruajnë vetëm informacione të nevojshme për llogaritë e përdoruesve. Kjo sepse uebsajti i tyre nuk mbështetet tek të ardhurat nga reklamimi sa Google, Twitter dhe Facebook.

Firmat dixhitale kërkojnë të grumbullojnë sa më shumë informacion të jetë e mundur. Kjo tregon sesa shqetësues është bërë përndjekja online e përdoruesit. Gjithashtu tregon punën e madhe që duhet bërë përpara se individët të fillojnë të ndihen të sigurte gjatë përdorimit të internetit.

Ruajtja e të dhënave nga Google

Përveç informacionit të përdoruesit, Google ruan sasi informacioni në disa domaine. Nëse janë të dhëna, me shumë gjasa Google po grumbullon. Fillojmë nga vendndodhja specifike e përdoruesit tek historiku i shfletimit. Mbi të gjitha ruan aktivitetin e përdoruesit në uebsajte e aplikacione të palëve të treta por edhe në shërbimin e e-mailit Gmail.

Fakti që Google grumbullon informacione rreth vendndodhjes së përdoruesit është shqetësuese. Për shkak të rëndësisë që ka në krijimin e profileve online dhe offline të përdoruesve, të dhënat rreth vendndodhjes janë një temë e debatuar shumë.

Disa përdorues kanë migruar drejt DuckDuckGo si motori i tyre kryesor i privatësisë. Sepse ky motor kërkimi premton të mos ruajë asnjë informacion rreth përdoruesit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thaçi: Kosova është atdheu ynë, ishte nder ta përfaqësoja

Story i radhës

Regjistrimi i popullsisë/ Në proces pritet të përfshihet edhe veriu

Të fundit nga