Google aktivizon enkriptimin fundor për bisedat në grup në aplikacionin Messages

May 12, 2022
1 minut lexim

Pothuajse një vit që kur Google aktivizoi enkriptimin fundor E2EE për aplikacionin Messages, tha se këtë siguri do ta sjellë tashmë edhe në grupet e Messages.

Funksionaliteti do të hyjë në testim gjatë këtij viti tha kompania në konferencën e zhvilluesve I/O 2022. Google nuk hyri në detaje për bisedat E2EE në grup, por me shumë mundësi do të funksionojë njëlloj si bisedat individuale.

Të gjithë në grup duhet të kenë funksionin RCS të aktivizuar për të përdorur funksionalitetin. Përdoruesit do të shohin ikonën e një kyçi nëse mesazhet e tyre janë enkriptuar.

Messages sot numëron 500 milionë përdorues aktivë në muaj me RCS. Prandaj një numër i madh përdoruesish do të përfitojë nga E2EE për bisedat në grup. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gara për kreun e PD/ Rivali i Berishës ende pa axhendë takimesh, Komisioni i Rithemelimit bën apel

Story i radhës

Rusia kërcënon Finlandën dhe Suedinë pas aplikimit në NATO

Të fundit nga

Guardiola siguron dy përforcimet e para

Manchester City e ka nisur vrullshëm merkaton e verës dhe pritet brenda javës që vjen të zyrtarizojë dy transferimet e para. Fabrizio Romano raporton se “Qytetarët” kanë mbyllur marrëveshjen me Lyon për
sqmken
ShkoLartë