Gonzalo Higuain së shpejti do t’i japë fund karrierës së tij si lojtar.
Inter Miami ka njoftuar se 34-vjeçari ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit në MLS.
Deri më tani në këtë sezon, sulmuesi argjentinas ka shënuar 14 gola në 21 ndeshje të ligës dhe gjithashtu dha tre asistime.
Gjatë karrierës së tij, Hguain luajti për Real Madrid, Juventus, Milan, Napoli, Chelsea dhe River Plate. Ai fitoi tre tituj kampioni në Spanjë, tre në Itali, një titull në Ligën e Evropës, si dhe trofe të tjerë.
Ai gjithashtu ka regjistruar 75 paraqitje për Kombëtaren A të Argjentinës, teksa ka shënuar 31 gola.
Inter Miamit i kanë mbetur edhe dy ndeshje për të luajtur në kampionat – kundër Orlando City dhe Montreal Impact.
Skuadra aktualisht është në vendin e shtatë në Konferencën Lindore.