Goli i Cikalleshit nuk i vlen Konyasporit

February 13, 2022
1 minut lexim

Sokol Cikalleshi kthehet me gol në radhët e Koyasporit vetëm pak ditë pasi nënshkroi zgjatjen e kontratës.

Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, i hedhur në fushë në minutën e 64-t në vend të sulmuesit tjetër, Koka, shënoi me një goditje të lehtë, por të pashpresë për portierin kundërshtar në minutën e 83-të të takimit në fushën e Trabzonsporit.

Në fakt, bëhet fjalë për përplasjen mes dy skuadrave që ndajnë vendet e para në Superligën e Turqisë. Deri në atë momente vendësit po udhëhiqnin 2-0 me gola të Viscas, që e kishte gjetur rrjetën në minutat 13 dhe 67.

Goli i Cikalleshit nuk i vlejti Konyasporit (48 pikë), që pësoi humbjen e katërt sezonale, që e largon edhe më shumë nga kreu, që mbahet pikërisht nga Trabzonspori (60 pikë). Për sulmuesin kavajas ky ishte goli i gjashtë në kampionat gjatë këtij sezoni.

Në radhët e Konyasporit u aktivizua nga minuta e para sulmuesi dardan, Bytyqi, ndërsa Endri Çekiçi, mesfushori kuqezi, e nisi në stol, por u aktivizua në minutën e 80-të në vend të Rahmanoviqit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky është shkaku i ndërprerjse së energjisë elektrike sonte në Shkup

Story i radhës

Problemet me gjumë mund të dyfishojë rrezikun e demencës

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë