Godole: Pa u ballafaquar me të shkuarën, nuk integrohemi në BE

February 17, 2022
min lexim

Studiuesja Jonila Godole foli në rubrikën “Opinion”, në “News24”, për Ditën e Kujtesës dhe aktivitetet që parashikohet të zhvillohen, për të mbajtur gjallë të shkuarën.

Në studio, Godole u shpreh se është dramatike që lënda e historisë në gjimnaz është me zgjedhje, duke e lënë kështu historinë në mëshirë të fatit.

Sipas saj, të rinjtë dhe të gjithë shqiptarët duhet ta njohin të shkuarën, përfshirë dhe periudhën e komunizmit, pasi pa u ballafaquar me të shkuarën, nuk mund të integrohemi në Bashkimin Evropian.

“Dita e Kujtesës është eventi më i madh. Vit për vit ne nxjerrim nga një moto, që të ndikojë për të mbajtur gjallë të shkuarën. Do të kemi një sërë aktivitetesh me në qendër kujtesën. Duhet ndërgjegjësim për pasojat e diktaturës. Në të gjitha vendet postkomuniste, roli i gruas është i mbivlerësuar. Mund të ketë qenë në poste, por çfarë është bërë në të vërtetë për gratë? Fokusi jonë është gjithmonë rinia, ndërgjegjësimi i tyre, që të mos harrohet e shkuara, në mënyrë që të mos përsëritet, por edhe të mos përjetojnë ato që përjetuam ne. Ne nisim pasditen e sotme, ku do përpiqet të jepet rënia e statujës së diktatorit Hoxha. Do të jetë interesante për të rinjtë. Hyrja e ditës së kujtesës ka një lloj forme, që përpiqet të tërheqë të rinjtë. Janë të ftuar të gjithë ata që besojnë se nuk mund të ketë një integrim në BE, pa u ballafaquar me të shkuarën”, tha Godole.

Pyetjes se “Ju keni përgatitur dhe një peticion për dënimin e komunizmit, çfarë përmban?”, studiuesja Godole iu përgjigj: “Është risia e këtij viti, përvec një sërë aktivitetesh. Është një peticion i munguar, në të cilin ne i kërkojmë Kuvendit miratimin, hartimin dhe zbatimin e një kuadri ligjor, që mbështetet te pikat e peticionit tonë. I rikujtojmë deputetët për rezolutat që ata vetë kanë miratuar. Janë rezoluta të BE, të Evropës, por edhe rezoluta që kemi bërë vetë ne për dënimin e krimit ndaj klerit. I kemi, por puna është te zbatimi. Duhen riparë kurikulat shkollore, pasi na duhet një brez i informuar për ato që kanë ndodhur. Tani kemi një brez, të cilit nuk i jepet informacion i duhur. Shkolla ka për detyrë t’ua mësojë nxënësve historinë e Shqipërisë. Dramatike në vitet e fundit është që lënda e historisë është me zgjedhje në gjimnaz, ku ka më pak se dhjetë nxënës që e zgjedhin. Kështu që historia ka ngelur në mëshirë të fatit. Peticionin do ta bëj sot publik. Duhet të bëjmë një ndarje të së shkuarës. Sot fillon procesi i firmosjes në Sheshin Skënderbej”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Genta Ismajli shfaqet për herë të parë pas lindjes së binjakve, këngëtarja habit me format (FOTO LAJM)

Story i radhës

Mushkolaj thumbon presidenten e kryeministrin

Të fundit nga

ShkoLartë