Genta Ismajli shfaqet për herë të parë pas lindjes së binjakve, këngëtarja habit me format (FOTO LAJM)

Rreth dy muaj më parë, Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë dy binjakë, një vajzë dhe një djalë.

Genta ka zgjedhur që mos t’i publikojë portretet e fëmijëve, duke i mbajtur larg syrit të mediave. Mirëpo, së fundmi, këngëtarja ka zbuluar emrat që ka zgjedhur. Ajo, madje i ka hapur edhe një profil në Instagram me emrat e tyre Icon dhe Ivy Blue.

Me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, Genta Ismajli është shfaqur edhe vetë dhe duket në super formë pas lindjes teksa bën me duar simbolin e shqiponjës.

“Urime 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës.
Në 14 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, u jemi mirënjohjes gjithë brezave që punuan, luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e popullit.
Gëzuar 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë!”, shkruan këngëtarja./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nën këngët patriotike, Donaldi pikturon Adem Jasharin

Story i radhës

Godole: Pa u ballafaquar me të shkuarën, nuk integrohemi në BE

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish