Sezoni i parë i Lionel Messit te PSG nuk ishte ai që ëndërronte sulmuesi argjentinas, i cili është shfaqur shumë larg formës së zakonshme, i shoqëruar nga dëmtime të vazhdueshme. Por duket se sezoni i tij i dytë mund të jetë pak më i vështirë, pasi ai pritet të mbetet i vetëm, pa asnjë prej miqve të tij rreth e rrotull.
Klubi ka vendosur të bëjë një spastrim në verë, duke larguar shumë lojtarë dhe në këtë revolucion përfshihen emrat e atyre që mendohet se janë personat të cilët i qëndrojnë më afër “Pleshtit”, më saktësisht lojtarët e tjerë argjentinas të ekipit. Sipas ”L’Equipe”, pas kësaj vere, pritet që ai të jetë argjentinasi i vetëm që mbetet pjesë e parisienëve.
Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe Mauro Ikardi pritet të lihen të lirë ose të shiten me një kosto shumë të ulët këtë verë. Klubi kërkon të sjellë lojtarë që mund të ndihmojnë më shumë në fushën e lojës se jashtë saj për të synuar Ligën e Kampioneve dhe të tre këta futbollistë nuk kanë pasur një kontribut të rëndësishëm në sezonin e fundit.
Për më tepër, Paredes e quajnë ”qeni roje” i Mesit edhe brenda dhomave të zhveshjeve të klubit, dhe largimi i tij do të ishte ndoshta goditja më e rëndë për “Pleshtin” i cili e ka pasur të vështirë të ambientohet në grupin e skuadrës parisienë, ku futbollistët gjithmonë kanë qenë të ndarë në grupime të vogla.